Taylor Swift i është bashkuar listës së personave më të pasur në botë. Ylli amerikan i popit hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes me 1.1 miliard Dollarë së bashku me krijuesin e çatbotit të Al ChatGPT, Sam Altman me 1 miliard Dollarë.

Swift hyri në listën e të pasurve pasi arriti statusin e “megastarit”. Ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në shfaqjen e çmimeve Grammy të këtij viti, duke u bërë interpretuesja e parë që fitoi çmimin për albumin e vitit 4 herë.

Ndërkohë, shefi i mallrave luksoze të LVMH në botë, Bernard Arnault dhe familja e tij kryesuan listën me rreth 233 miliardë Dollarë. Pas francezit Arnault dhe familjes së tij, Musk, shefi i Tesla dhe X, renditet i dyti, me një vlerë neto të vlerësuar prej 195 miliardë Dollarësh.

Ai pasohet në vendin e tretë nga pronari i Amazon, Jeff Bezos. Në listën e më të pasurve në botë, Forbes ka një rekord prej 2 mijë e 781 miliarderësh për vitin 2024. Shifra është 141 më shumë se vitin e kaluar dhe 26 më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur në 2021. Forbes shtoi se elita ishte më e pasur se kurrë, me një pasuri kolektive prej 14.2 trilion Dollarësh./tvklan.al