Ditën e sotme reperja e njohur dhe mjaft e suksesshme Tayna feston ditëlindjen e saj. Këtë e ka bërë vetë të ditur me një urim që i ka bërë vetes në Instagram kur akrepat shënuan orën 00:00.

Në këtë postim shihet një foto seksi e Taynës dhe një mbishkrim mjaft pikant. Kujtojmë se Tayna ka lindur më 14 dhjetor të vitit 1996 dhe sot mbush 24 vjeç.

“Më 14 Dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem p3r familje e çik3 mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shum3 update vetes e çdo dit3 e ma shum3 mirënjohëse për gjithçka q3 jom e kom. Urime festa jem e preferume”, është urimi i reperes për veten.

Tayna ka treguar përmes disa postimeve në “Instastory” se ditëlindjen e ka pritur me miqtë e saj më të afërt dhe ka organizuar një festë të madhe. /tvklan.al