Disa pushues në një plazh në Kanada janë bërë dëshmitarë të një ngjarjeje të pazakontë. Dy persona të pajisur me motosharrë terrorizuan personat që po qëndronin në Plazhin Cherry të Torontos.

Siç duket edhe ndaj pamjet, ata janë të gjakosur. Njëri prej tyre i drejtohet personit që po filmon dhe e pyet: Kush dreqin më qëlloi?

Sipas policisë, dy personat ishin përshirë më herët në një sherr. Ata ishin rikthyer për të barazuar rezultatin dhe po kërkonin kundërshtarët me të cilët ishin zënë.

Personat e pranishëm në ngjarje thanë se më pas, dy të rinjtë shkatërruan pajisjet e DJ-it. Policia tha se i ka arrestuar dy të rinjtë e përfshirë në ngjarje, por nuk bëri publik emrat e tyre./tvklan.al