Pas raportimeve mediatike se bashkëshortja e aktorit të njohur Kivanç Tatlitug, është 2.5 muajshe shtatzënë, të gjithë kanë nxituar të urojnë çiftin.

Tatlitug nuk e ka fshehur që prej kohësh dëshironte të bëhej baba dhe se për këtë së bashku me bashkëshorten kishin marrë edhe trajtim mjekësor.

Por e vërteta duket se qëndron ndryshe nga sa është raportuar në media.

“T

ë gjithë po më telefonojnë duke menduar se do të bëhem baba, por në fakt nuk ka një situatë të tillë”

, tha me shaka aktori 33-vjeçar, i cili është i martuar prej dy vitesh me Bashak Dizer, disa vite më e madhe në moshë.

Tatlitug njihet për rolet e tij në serialet “Gymysh”, “Kuzey Guney” dhe “Dashuri e Ndaluar”. Së shpejti ai do të rikthehet në Televizionin Klan me serialin “Xhesuri dhe e Bukura”./tvklan.al