Kate Middleton shkëlqen e veshur me një fustan të kuq dhe me xixa. Në daljen publike për eventin që u organizua në Buckingham Palace për Samitin e Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Afrikë, ajo dukej e mrekullueshme dhe thjeshtësia, që në fakt është karakteristikë e saj, e bënte të dukej padyshim shumë elegante.

Pjesë e veshjeve që e kanë kthyer Kate në simbol të një stili unik janë edhe këpucët nga Gianvito Rossi, që kanë marrë jo pak vëmendje, nisur edhe nga vlera e tyre prej 510 paundësh.

Klan Plus