Shumë nga përdoruesit e TikTok kanë zgjedhur të alarmojnë prindërit e tyre dhe t’i bëjnë ata të mendojnë se Britania e Madhe është kërcënuar nga një sulm bërthamor.

Të rinjtë kanë ndarë nëpër rrjetet sociale reagimin e prindërve të tyre kur në ekrane është shfaqur një alarm i rremë i BBC News

Në nënë shihet gati e përlotur kur shikon njoftimin në televizor që thotë: Ky është një transmetim urgjent nga BBC. Është marrë informacion për një sulm të mundshëm bërthamor kundër këtij vendi. Niveli i kërcënimit është kritik, domethënë është një sulm i pashmangshëm. Civilët këshillohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Evakuimet janë duke u zhvilluar aktualisht në zonën e Londrës. Të gjitha linjat telefonike janë shkëputur përkohësisht. Të gjitha autostradat dhe aeroportet janë mbyllur për përdorim ushtarak.

Shaun Perrett, i cili ka më shumë se 250,000 ndjekës në TikTok, filmoi nënën e tij Tracey Stebbing e cila është e prekur dhe thotë: Goditje bërthamore? Unë jam e frikësuar.

Videoja e 25-vjeçarit në TikTok ka grumbulluar 1.4 milion shikime.

Një djalë tjetër i quajtur Charlie Davis filmoi nënën e tij të tmerruar teksa vraponte tek dera për të parë jashtë në rrugë, pas klipit që tregonte njerëz që ulërinin duke vrapuar.

Ekspertët u kanë thënë përdoruesve të mediave sociale që të bëjnë kujdes kur postojnë shaka të tilla në internet.

@rossloudonofficial

Pranking my mum with a nuclear warning ahahah ##fyp ##prank ##scotland ##scottishcomedy

♬ original sound – Ross Loudon

Profesor Beatrice Heuser, një ekspert i strategjisë bërthamore në Universitetin e Glasgow, paralajmëroi se kjo shaka mund të merret seriozisht nga rusët paranojakë që shohin komplote kudo.

Profesor Beatrice Heuser tha  për “The Telegraph”: Rusët nuk kanë sens humori kur bëhet fjalë për këto lloj ngjarjesh. Kur në vitin 1984, gjatë një periudhe veçanërisht të tensionuar të Luftës së Ftohtë, Ronald Reagan me shaka tha para një mikrofoni se “ne mund të fillojmë bombardimet në pesë minuta”, kjo u shfrytëzua masivisht nga propaganda sovjetike anti-perëndimore. /tvklan.al