Apelojnë për më shumë ndihmë financiare

Do të mjaftonte vetëm një sinjal zanor në stacion që tregon vendndodhjen dhe drejtimin e autobusit, që Gjergji të orientohej si qytetarët e tjerë. Problemet me shikimin nuk e lejojnë të shkojë me tutje,

“Një i verbër i grupit të parë nuk e merr vesh se cila është linja që po kalon”.

E vështirë është për të edhe lëvizja në rrugë. Infrastruktura për personat e verbër mungon. Sinjalet zanore nëpër semafore, gjithashtu.

“Nuk ke asnjë rrugë të aksesueshme për të verbërit, nuk ke asnjë godinë, dhe në këto rrethana, të verbërit e kanë të pamundur të lëvizin vetëm nëpër rrugët e Tiranës”.

Me rreth 12.000 Lekë në muaj paguhet një person i verbër në Shqipëri, një pagë kjo që vetëm është indeksuar përgjatë viteve, por nuk është rritur.

“Pagesat për të verbërit kanë 11 vjet që nuk kanë pësuar një ngritje të vetme. Po ashtu kemi një problem shumë të madh me detyrimet e prapambetura prej 2005”.

Problem mbetet edhe punësimi i tyre, që i përjashton personat me kufizime në shikim jo vetëm nga jeta publike, por edhe pavarësia financiare. Sot në Shqipëri numërohen rreth 14 mijë të verbër, prej të cilëve vetëm 25 janë të punësuar.

Tv Klan