Sulejman Kapllani qëlloi Selami Brahimin në Shkodër dhe u largua jashtë vendit

Policia shqiptare ka ekstraduar nga Gjermania, 68-vjeçarin, Sulejman Kapllani, i cili tentoi të vriste krushkun e tij, Selami Brahimi, ngjarje e ndodhur më 8 Shkurt në qytetin e Shkodrës. Ai u largua për në Mal të Zi pas ngjarjes, por u arrestua me qëllim ekstradimin.

68-vjeçari Kapllani, i cili është xhaxhai i gruas së të plagosurit, e qëlloi Brahimin me breshëri plumbash teksa ky i fundit po futej në makinën e tij. Nga ngjarja 60-vjeçari mbeti i lënduar në fytyrë, ndërsa të shtënat krijuan jo pak panik tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në atë moment në zonë. Ndaj Kapllanit Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Ndërkohë, nga Shqipëria në Itali është ekstraduar një 29-vjeçar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 9 Shkurt të vitit të shkuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”. 29-vjeçari Glorildo Halili është arrestuar në Durrës, më datë 7 Nëntor të vitit të kaluar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Klan News