Uniformat blu të komisariatit të Tepelënës, në bashkëpunim me sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë zbuluar dhe më pas asgjësuar, rreth 5.892 fidanë  të dyshuara “Cannabis Sattiva”.

Fidanët ishin të kultivuar në dy farishte rreth 200 m larg bregut të lumit Vjosë, në kufirin midis fshatit Sinanaj dhe Dorëz, të rrethit Tepelenë.

Sipas policisë, fidanët varionin deri në 5 cm dhe ishin të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Nga grupi hetimor u kryen veprimet proceduriale, u bë asgjësimi i fidanëve dhe prishja e farishteve, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorëve./tvklan.al