Epiqendra pranë Tiranës, nuk raportohen dëme
Sërish lëkundje tërmeti në vend. Sipas sizmiologëve, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës, me një magnitudë 3.7 të shkallës Rihtër me epiqendër në fshatin Derje pranë Shëngjergjit, 14 kilometra larg Tiranës.
“ Epiqendra ishte 15 km larg Tiranës, në epiqendër intensiteti ka qenë 4 ballë, ndërsa në Tiranë 3.5 ballë”.
Po ndryshe nga tërmetet e tjerë, ky i së dielës nuk është shoqëruar me pasgoditje.
“Ky tërmet nuk ishte si gjithë të tjerët, ka qenë një tërmet i vetëm, pa paragoditje dhe pa pasgoditje. Vazhdon ende tërmeti i Korçës me pasgoditje me intensitet shumë të vogël. Ndërsa në pjesën e Durrësit është shuar pothuajse plotësisht aktiviteti”.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier në Tiranë, Elbasan, Klos, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme apo të lënduar. Pak javë më parë një tërmet i fortë goditi Shqipërinë duke shënuar mbi 140 të lënduar dhe duke dëmtuar rreth 900 banesa në Tiranë dhe Durrës.
Tv Klan