Korça vijon të tronditet nga lëkundjet sizmike. Rreth orës 15:00, një tjetër tërmet ka goditur qytetin verilindor.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2, sipas të dhënave sizmiologjike. Nga të dhënat e deritanishme nuk ka informacione për dëme materiale.

Një ditë më parë, Korça u godit edhe nga tërmete të tjerë, kurse më 1 Qershor lëkundjet e forta sizmike shkaktuan dëmtime në banesa.

Pak orë më parë, edhe Tirana u godit nga një tërmet 3.2 ballë. /tvklan.al