Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter tronditi gjatë natës Malin e Zi.

Lëkundja e fuqishme u regjistrua rreth orës 4:30 të mëngjesit, me epiqendër në Detin Adriatik mes Ulqinit dhe Tivarit, në një thellësi prej 11.7 kilometrash.

Lëkundjet ishin aq të fuqishme sa u ndjenë edhe në veri të Shqipërisë, deri në Tiranë, po ashtu edhe në Kosovë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha, përveçse për plasaritje muresh, në vendbanimet pranë epiqendrës.

Tv Klan