Tërmeti i dëmton shtëpinë, gruaja e ve jeton në qiell të hapur: Më mirë të kisha vdekur dhe unë

Tërmeti i dëmton shtëpinë, gruaja e ve jeton në qiell të hapur: Më mirë të kisha vdekur dhe unë

13:21 29/11/2019

Suzana Xaka është një prej banoreve që është prekur nga tërmeti, banesa e të cilës ka pësuar dëmtime

Ajo jeton e vetme, pasi bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë 12 vjet më parë. Banesa e Suzanës, tek ura e Drojes në Mamurras, ka pësuar dëmtime dhe është bërë e pabanueshme.

Në denoncimin e saj pranë tvklan.al, Suzana kërkon ndihmë. Ajo thotë se po qëndron në qiell të hapur, është e sëmurë, dhe nuk ka as para të mjaftueshme për të blerë ushqime.

Jam Suzana Xaka, rri në Mamurras. Mua më është prishur shtëpia, burri im ka vdekur, jam në qiell të hapur, ju lutem më ndihmoni, është shtëpi e vjetër. Jam vetme, jam në qiell të hapur nuk kam ku të shkoj. Prindërit i kam jashtë, nuk kanë prurë as çadra me fjet. Jam e vuajtur shumë, dhe as Lek për të ngrënë bukë nuk kam, se 18 mijë Lekë të vjetra më jep Bashkia Laç. Hallet nuk kanë të sosur për mua, më ka vdekur burri ka 12 vjet. Jam dhe vetë e sëmurë dhe më mirë të kisha vdekur dhe unë”, është apeli i saj.

Suzana kërkon ndihmën e autoriteteve shtetërore, e për këtë arsye ajo ka lënë edhe numrin e saj të kontaktit: 0694440281. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi