Këngëtarja Era Rusi, ka qenë e ftuar javën e kaluar në emisionin “Rudina” ku ka treguar për herë të parë për një këngë kushtuar tragjedisë së 26 Nëntorit, në bashkëpunim me Ylli Bakën. Kënga ”Në emër të shpresës” është pëlqyer dhe ka marrë komente pozitive. 

I ftuar këtë pasdite tek “Rudina” në Tv Klan, këngëtari Ylli Baka ka rrëfyer më shumë për këtë projekt muzikor dhe sesi të ardhurat që do mblidhen do të shërbejnë për një kauzë të rëndësishme.

Për tre ditë 500 mijë klikime, për tre ditë fjalët më të ngrohta, për tre ditë fjalët më të dhimbshme që kisha parë në komente. Nuk dua ta quaj hit këtë këngë, por kemi shëruar një pjesë të plagës që i dhimbte kombit tonë. Kemi shtrirë dorën e madhe, janë bërë të gjitha zemrat bashkë, siç thotë dhe kënga. Bota bashkë me neve, u bëmë një. Ramë në tokë dhe prapë u ngritëm”.

Kënga është shkruar nga Arben Duka, ndërsa muzika është realizuar nga Klodian Qafoku. Në fillim të videoklipit shkruhet: “Ne nuk mund të parandalojmë katastrofat e natyrës, por mund të bëjmë secili diçka për të minimizuar dëmet… dhe të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshime të mëdha”. /tvklan.al