Sfida hapëse e javës përfundon me rezultatin 2-2

Teuta barazoi 2-2 me Kukësin në sfidën hapëse të javës së 21 e luajtur të premten në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra durrsake edhe pse kaloi 2 herë në avantazh me Dejvi Bregun, nuk arriti ta ruajë.

Lojtarët e Kukësit morën 1 pikë, duke mos u dorëzuar në këtë sfidë tepër të luftuar. Të dy ekipet do të përballen më 17 Mars edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Tv Klan