“Shtysë për negociatat, njohje reciproke nga të dyja vendet”

Një delegacion i Kosovës pritet të qëndrojnë në Washington, ku më 27 Qershor do të zhvillohet një takim në Shtëpinë e Bardhë që shënon edhe rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi. Presidenti Hashim Thaçi, duke konfirmuar pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës, në një konferencë për media ka thënë se ftesa për këtë takim rrit shpresën se procesi i dialogut do të ketë sukses.

“I jemi përgjigjur kësaj ftese të tyre me besim të plotë që është koha të lëvizim përpara si shtet dhe për paqe në tërë rajonin”.

Shpreson se ky takim do t’i paraprijë njohjes reciproke.

“Ky proces ka përkrahjen e qartë të SHBA-së, Trumpit dhe këmbëngulësinë e ambasadorit Grenell. SHBA-të dhe aleatët e tjerë janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, por në të njëjtën kohë është i nevojshëm stabiliteti politik e sidomos ai ndërmjet Kosovës e Serbisë”.

Ajo që tashmë dihet është se në këtë takim do të jenë të pranishëm nga Kosova, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Avdullah Hoti. Nuk dihet nëse do të ketë edhe përfaqësues të tjerë nga Kosova në këtë takim.

Tv Klan