Tirana shpresoi deri në fund se do të merrte një fitore krenarie ndaj Laçit, por bardheblutë barazuan me kurbinasit në fund të takimit. Laçianët ishin madje me 10 lojtarë.

Bardheblutë gjetën golin e avantazhit në minutën e 45-të, me anë të Sentamu. Tirana humbi edhe një 11-metërsh. Në minutat e fundit anësori u godit nga tifozët dhe ndeshja u shty për disa minuta. Ishin sekondat e fundit kur Laçi përfitoi duke gjetur golin e barazimit. Tirana shkon në kuotën e 32 pikëve.

Luftëtari fitoi me Skënderbeun. Golin e gjetën në minutën e 87 me atë të Kenianit Ismael Dunga. Skënderbeu bëri përpjekjet e veta, por në këtë ndeshje ishte i pafat teksa goditi traversën dhe shtyllën në dy raste. Teuta u rikthye te fitorja, që i mungonte prej më tepër se një muaji, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Kastriotit.

Tv Klan