Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ditën e sotme është folur për një risi, për muzeun lëvizës të Tiranës, ndryshe nga çdo muze tjetër. Muzeu i quajtur “Tirana vjen tek ti” është vendosur në sheshin Skënderbej brenda një kamioni i cili strehon në miniaturë rrugëtimin 100-vjeçar të kryeqytetit shqiptar.

Pas ditës së sotme muzeu lëvizës do të vazhdojë rrugëtimin e tij deri më 20 Shtator në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Preshevë etj duke përçuar kështu përgjatë një shekulli në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës, fizikisht Tiranën turistike. /tvklan.al