Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në Kamzë, në vendin e quajtur Frutikulturës.

35 – vjeçari Nazmi Buçi ka humbur jetën, pasi u mbyt në lumin e Tiranës.

Viktima mësohet se, teksa po punonte në tarracën e shtëpisë së tij, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në lum.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat policore së bashku me polumbarët e RENEAs, të cilët pas 1 ore kërkimi bënë të mundur gjetjen e 35 – vjeçarit, i cili ishte ende gjallë. Sipas policisë, ai ndodhej në terren të vështirë në mes dy rrymave të lumit.

Buçi ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në spital. /tvklan.al