Tjetër tërmet në Greqi

Tjetër tërmet në Greqi

11:30 09/08/2019

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tërmetit në Greqi. Një tjetër tërmet ka rënë mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:12 minuta. Instituti Europian i Sizmologjisë njofton se tërmeti ka rënë në Grevena të Greqisë dhe ka qenë 3.6 ballësh i shkallës Rihter. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Më herët një tërmet 4.8 i shkallës Rihter ra në verilindje të Samos.

Gjithashtu pasditen e së enjtes pjesa perëndimore e Turqisë përjetoi panik, pasi një tërmet i fuqishëm 6 ballë shkaktoi lëndime në njerëz dhe dëme në banesa./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT