Aktori Tom Cruise, do të rikthehet në rolin e tij si Maverick, një pilot i ri dhe rebel avionësh ushtarak, që në fund të viteve ’80 u shndërrua në një mit për rinjtë në të gjithë botën.

Vetë producenti Jerry Bruckheimer ka konfimuar se aktori do të jetë sërisht protagonist i filmit “Top Gun 2” dhe gjatë një interviste është shprehur: “Nuk mund të bëhet “Top Gun: pa Tom Cruise”.

Ky vit përkon dhe me 30 vjetorin e filmit, i cili kur doli në sallat e kinemave në maj të viit 1986 arriti të fitojë rreth 350 milion dollarë./tvklan.al