Me vendim të Gjykatës së Posaçme janë arrestuar 3 persona në kuadër të operacionit “Flakët e Detit”. Ata janë: Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj, të cilët u prangosën më datë 28 prill. Ata dyshohet se janë anëtarë të grupit të kriminal që trafikonte drogën nga Turqia në Shqipëri dhe më pas në vendet e Europës. SPAK në njoftim zyrtar thotë se janë kryer dhe kontrolle banesash dhe subjekte tregtare.

Operacioni “Flakë në det” nisi më 15 gusht të vitit 2023. Në dhjetor të këtij viti u arrestua në Kosovë “baroni i drogës” Gëzim Çela, i cili më pas u ekstradua në Shqipëri, ish-komisari i Kurbinit, Dritan Metaj dhe anëtarë të tjerë të këtij grupi.

Në muajin Gusht të vitit 2023 kur u finalizua faza e parë e operacionit “Flakë në det” policia ndërhyri bashkë me Guardia di Finanza duke sekuestruar 23 kg kanabis, 2 pistoleta, municion luftarak, një sasi të madhe parash në valuta të ndryshme dhe 25 celularë. Shkëmbimi i drogës do të bëhej në det të hapur. Pasi pikasën policinë, trafikantët i vunë flakën velerias dhe tentuan të largoheshin me një varkë, por u arrestuan. Në pranga ranë 4 persona, 2 shqiptarë e dy 2 shtetas ukrainas. Zbërthimi i telefonave çoi në arrestimin e anëtarëve të tjerë të grupit.

Klan News