Një person humbi jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pas turbulencave të forta në një avion të linjës Singapore Airlines.

Avioni me 211 pasagjerë në bord dhe 18 pjesëtarë të stafit ishte nisur nga Londra dhe pas 11 orësh fluturimi, turbulencat e fuqishme bënë që mjeti fluturues të humbte gati 2 mijë metra lartësi brenda më pak se 5 minutash.

Siç dëshmojnë për mediat britanike disa pasagjerë, viktima po ashtu edhe të plagosurit nuk ishin të lidhur me rripin e sigurisë në momentin e turbulencave. Kjo bëri që nga lëkundjet e fuqishme të shkëputeshin nga sediljet dhe të përplaseshin në pjesë të ndryshme të avionit tip Boing 777.

Destinacioni i linjës ishte Singapori, por për shkak të urgjencës së krijuar, fluturimi devijoi për në Bangkok. Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tv Klan