Maqedoni-Një zjarr i ka marrë jetën tre vogëlushëve në komunën Veles. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës, raportojnë mediat maqedonase.

Tre fëmijët, të moshës 1,2 dhe 5 vjeçarë kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e tyre.

Ashtu siç shkruajnë mediat lokale, shtëpia në të cilën ka rënë zjarri gjendet në terren jo të përshtatshëm në Veles, ç’ka ka bërë që ndërhyrja e forcave të zjarrfikëjes të jetë e vështirë. Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë bërë të mundur njoftimin e policisë.

Policia është në terren dhe po kryen ekspertizë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./tvklan.al