UEFA do të dëgjojë këtë të hënë të 24 trajnerët e kombëtareve të kualifikuara për në Europian për kërkesën për të patur 3 lojtarë më shumë të grumbulluar nga 23 që është rregullorja. Çështja ka të bëjë me shëndetin e lojtarëve, kalendarët gjithnjë e më të dendur dhe mundësinë për të pasur më shumë opsione zgjedhjeje në një mënyrë organike.

Teknikët po ushtrojnë presion ndaj organizmit europian të futbollit për të zgjeruar listën. 24 drejtuesit e përfaqësueseve gjenden në një workshop të UEFA-s, ku do të diskutohen disa çështje në lidhje me organizimin dhe mbarëvajtjen e finaleve të Europianit.

Pika kryesore në diskutim ka të bëjë pikërisht me kërkesën e tyre për numrin e lojtarëve të grumbulluar. Por ka disa prej tyre që nuk janë pajtuar me këtë kërkesë. Një prej tyre është edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho.

Trajneri i Gjermanisë Nagelsmann, ngriti dyshimin i pari, i ndjekur nga Koeman i Holandës dhe Southgate i Anglisë dhe Deschamps i Francës. Ndërsa Spalletti i kombëtares italiane është pro kësaj ideje. UEFA do të dëgjojë të gjitha opinionet dhe mund të marrë një vendim pas seminarit që do të zgjasë dy ditë.

Tv Klan