Portieri Strakosha u stërvit normalisht me grupin, sulmuesi 20-vjeçar ende në Angli

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka kryer seancën e dytë stërvitore, ndërsa vazhdon përgatitet për ndeshjen kundër Anglisë në stadiumin “Wembley” më 12 Nëntor.

Trajneri Edi Reja ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, me përjashtim të sulmuesit Armando Broja.

Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Bekim Balaj u stërvitën me skuadrën, ndërsa mbërritën në Shqipëri 1 ditë me vonesë.

Në seancën e parë stërvitore të së hënës, portieri Thomas Strakosha kreu stërvitje të diferencuar për shkak të një shqetësimi në gju. Por pas testeve të kryera dhe monitorimit nga stafi teknik, atij iu dha leja që të punonte normalisht me pjesën tjetër të ekipit.

Broja ka një shqetësim në kavilje të pësuar dy javë më parë me Sauthemtponin dhe po ndiqet me kujdes nga mjekët e skuadrës angleze.

Reja nuk ka dashur që të rrezikojë sulmuesin dhe ka vendosur që me lojtarin të bashkohet në Londër.

Tekniku i kuqezinvje është optimist se Broja do të jetë rekuperuar për ndeshjen kundër Anglisë në Londër.

Klan News