Duka: Ka rinovuar ekipin, mundësi kualifikimi në Euro 2024

Fushata e kualifikueseve të Botërorit ishte e suksesshme, por e pafat për presidentin e federatës Armand Duka, i cili në një konferencë për shtyp, vlerësoi rekordin e pikëve të grumbulluara nga përfaqësuesja dhe mbi të gjitha fjalët e tij konfirmuan për të gjithë opinionin se duka dhe FSHF do të vazhdojnë bashkëpunimin me Edi Rejan dhe stafin e tij.

Shqipëria tashmë do të ketë objektiv rikthimin në finalet e Europianit dhe duke mendon se ekipi dhe lojtarët e talentuar i kanë të gjitha mundësitë.

Lajmet për një krisje të trajnerit Reja me sulmuesin Armando Broja si pasojë e mungesës së tij në fushën e Wembley, Duka i konsideroi thashetheme dhe nuk hezitoi të japë vlerësimin e tij për lojtarin.

Presidenti Duka shprehu vlerësime edhe për futbollistë të tjerë të ekipit shpresa që sipas tij janë të gatshëm të bëhen pjesë e kombëtares A.

Tv Klan