TRANSPORTI_Për 4 orë , prej orës 5 të mëngjesit deri në orën 9 autobuzët urbane të kryeqytetit nuk kanë dhënë shërbim për qytetarët, duke krijuar kështu probleme në lëvizjen e tyre.  Kjo për shkak të një greve të 1 mijë punonjësve të shërbimit të transportit urban, pasi nuk kanë marrë pagën prej 3 muajsh.

Borxhi  i kompanive të transportin urban  në kryeqytet, është i madh edhe në banka. Mospagesa e disa kësteve rrezikon marrjen e 80% të autobuzëve.

Probleme ka edhe për shërbimin interurban, për shkak të konkurrencës së paligjshme. Edhe përfaqësuesit e këtij shërbimi i kërkojnë Ministrisë së transporteve të zgjidhë situatën. Ata thonë se i kanë lënë 2 javë afat, përndryshe do ta pezullojnë shërbimin.