Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Policia e Tiranës në një njoftim për mediat sqaron se në kuadër të operacioni të koduar “Korieri” është arrestuar në flagrancë 19-vjeçari S.S. dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 25-vjeçari me inicialet O.C.

19-vjeçari mësohet se është kapur në kushtet e flagrancës në rrugën “Budi” duke tentuar të transportojë 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar.

Mësohet se emigrantët i kishte marrë në Devoll dhe i kishte transportuar drejt Tiranës, dhe destinacioni përfundimtar i tyre do të ishte Mali i Zi, me qëllim largimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian./tvklan.al