Gjithnjë e më shumë turistët nga Izraeli e shikojnë Shqipërinë si pjesë të hartës së tyre turistike. Krahasuar me një vit më parë, numri i tyre është trefishuar, kjo edhe falë linjës direkte të avioneve Telaviv – Tiranë.

“Numrat janë realisht impresionues nga viti i kaluar dhe nga një vit më parë, numri është trefishuar duke shkuar në 20 mijë turistë izraelitë që janë futur deri në fund të muajt Qershor”, shprehet ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Në perspektivë për vitin e ardhshëm mbetet dyfishimi i numrit të charter-ave që sjell edhe rritje të numrit të turistëve nga Izraeli.

“Sivjet jemi në 4 avione në javë pothuajse për të gjithë periudhën nga Prilli deri në Shtator, dhe ajo çfarë premtojnë drejtuesit më të lartë të IsraAir, me të cilët kemi një dakordësi tashmë, është që vitin tjetër të ketë 7 fluturime në javë”.

Hapja e aeroportit të Kukësit shihet nga Ministria e Turizmit si një tjetër mundësi e artë për turistët e huaj që do të zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve. 

Tv Klan