Pioli: Derbin e falëm në 3 minuta

Derbi i Madodinës thuajse i pati të gjitha. Në fund gëzuan tifozët e Interit. Zikaltrit mposhtën 4-2 me përmbysje Milanin në “San Siro”.

Kuqezinjtë gëzuan në pjesën e parë me dy gola, ku protagonist ishte Ibrahimoviç me asist dhe gol, ndërsa Inter ishte fantastike në pjesën e dytë, duke realizuar 4 gola.

Në këtë shfaqe nuk mungoi as Lukaku. Dhe natyrisht trajneri Antonio Conte u shfaq shumë i kënaqur pas ndeshjes.

“Ishte rreziku që të turpëroheshim, por rikthyem ekuilibrin dhe u treguam të aftë. Merita i shkon djemve që reaguan. Jam i kënaqur jo vetëm për rezultatin, por sepse po rritemi edhe më shumë, duke i rezistuar goditjeve të forta si kjo me Milanin”, tha Conte.

Pasi e mposhtën Interin për 45 minuta me gola dhe me lojë, kuqezinjtë menduan se e kishin në xhep fitoren. Në fakt në një situatë të tillë pak kush e mendonte se çdo gjë do të ishte përmbysur menjëherë me fillimin e lojës.

Por në derbi duhen bërë mirë llogaritë. Në nivel psikologjik Milan e nisi festën shumë herët. Kjo solli edhe hidhërimin e trajnerit Pioli të cilit do t’i rëndojë shumë një humbje e tillë.

“Në 3 minuta falëm derbin dhe u treguam shumë të brishtë. Nuk duhet të ndodhte, jam i inatosur me lojtarët e mi në mbrojtje. Ndjej hidhërim. Tani do të ringrihemi”, tha ai.

“Pasi pësuam dy golat e shpejtë humbëm, besimin. Duhet ta analizojmë këtë ndeshje. Duhet të ruajmë atë çka bëmë në pjesën e parë dhe të studiojmë të dytën që mënyrë që të mos e përsërisim të enjten. Kemi një ndeshje tjetër dhe kemi mundësi të bëjmë më mirë”, tha Ibrahimoviç

Me këtë sukses, Inter u barazua me Juventusin në krye të renditjes, ndërsa Lazio i ndjek me një pikë më pak. Garë treshe për titullin në Serinë A.

Tv Klan