Shënon të tjera fitore në zgjedhjet paraprake

Donald Trump fitoi të tjera gara presidenciale mes republikanëve të zhvilluara të shtunën, duke iu afruar më shumë nominimit si kandidat i kësaj partie në zgjedhjet e Nëntorit.

Ish-presidenti fitoi zgjedhjet në Misuri, Michigan dhe Idaho me rezultate të qarta në favor të tij. Rivalja e tij e fundit e mbetur në garë, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley është ende duke kërkuar fitoren e saj të parë. 77-vjeçari Trump nuk e fshehu kënaqësinë përpara mbështetësve në një tubim në Virxhinia kur tha se ishte “si një raketë për nominimin republikan”.

Mendohet që ai ta sigurojë përfundimisht kandidimin javën e ardhshme pas zgjedhjeve në Misuri dhe Idaho. Deri më tani, Trump ka siguruar 247 delegatë republikanë përballë vetëm 24 që ka Haley. Në takimet e tij, Trump vijon akuzat ndaj presidentit Biden, të cilin e quan të paaftë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

Një sondazh i New York Times dhe kompanisë Siena i publikuar të shtunën zbuloi se 48% e votuesve amerikanë do të mbështesin Trump në një përballje me Biden, krahasuar me 43% të votave për presidentin aktual. Sipas sondazhit, pakënaqësia për presidentin Biden është në nivele të larta nga të dyja kampet. 5 Marsi konsiderohet dita më e madhe e zgjedhjeve paraprake, kur do të votohet në 15 shtete.

Tv Klan