Trump zotohet për paqen në Lindjen e Mesme




Trump zotohet për paqen në Lindjen e Mesme

17:22 23/05/2017

Presidenti Amerikan u zotua se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Izraelin dhe Palestinën që të vendosin paqen mes tyre. Gjatë takimit me Mahmoud Abbas në Betlehem, Trump u shpreh i kënaqur që lideri Palestinez  do të marrë masat e nevojshme për të luftuar terrorizmin.

“Jam i vendosur që të përpiqem të arrijë një marrëveshje paqeje midis Izraelitëve dhe Palestinezëve, kam ndërmend të bëj gjithçka që mundem për t’i ndihmuar ata që ta arrijnë këtë qëllim”.

Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, janë bllokuar prej tre vitesh dhe për Presidentin Amerikan kjo do të jetë një nga marrëveshjet më të vështira për tu realizuar. Trump tha se kishte ardhur në Bethlehem, me një frymë shprese. Abbas përshëndeti atë që e quajti “

misionin fisnik dhe të mundshëm”

të Trump-it.

E marta shënon edhe ditën e fundit të vizitës së Presidentit Amerikan në Lindjen e Mesme. Në Gaza dhe Bregun Perëndimor, Palestinezët zhvilluan protesta kundër vizitës së Trump në rajon. Qindra të rinjë Palestinezë u përleshën me ushtarët Izraelitë të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Një ditë më parë Trump tha se vizita e tij në Lindjen e Mesme, kishte si qëllim riafirmimin e lidhjeve të pathyeshme mes SHBA – së dhe Izraelit dhe se kishte një “

mundësi të rrallë për të sjellë siguri, stabilitet dhe paqe”.

Tv Klan

 

 





Të ngjashme