Turizëm pa drita, plazhi që po braktiset nga pushuesit

Turizëm pa drita, plazhi që po braktiset nga pushuesit

20:04 11/07/2019

Jemi në mes të sezonit turistik dhe plazhi i Tales është krejtësisht i boshatisur. Shkak për këtë është bërë mungesa e energjisë elektrike e cila i ka detyruar pushuesit të kërkojnë për alternativa të tjera.

Kjo është zhurma me të cilën zgjohen çdo mëngjes pushuesit në plazhin e Tales. Energjia elektrike mungon dhe gjeneratorët janë e vetmja alternativë për bizneset e kësaj zone.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe vetë pushuesit e paktë që mundëm të gjejmë në Tale.

Për kryetarin e njësisë administrative Shënkoll që ka nën administrim plazhin e Tales, kjo gjendje ka dëmtuar edhe bizneset. Administratori ka vënë në dijeni edhe drejtuesit e qarkut për këtë problem, e me gjithë premtimet për zgjidhje të kësaj situate gjendja vazhdon njësoj.

Por nga drejtoria e OSHEE-së në Lezhë, e mohojnë një fakt të tillë. Drejtori i OSHEE-së kalon përgjegjësinë tek Operator i Sistemit të Transmetimit që ka zgjedhur të bëjë ndërhyrje në rrjet, në pikun e sezonit turistik.

Sipas tij, edhe kur ka qenë nevoja për të ndërhyrë për riparime në rrjet banorët janë lajmëruar. Të kundërtën pretendojnë banorët.

E ndërsa institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, energjia vazhdon të mungojë dhe plazhi i Tales boshatiset çdo ditë e më tepër.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT