Ish-ministri grek i Financave, Janis Varoufakis ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Hakera nga Turqia i kanë sulmuar profilin e tij në Twitter, ku publikuan video me flamurin turk dhe atë grek.

“Do të ngremë flamurin turk në Athinë. Prisni popullin fisnik dhe luftëtar të Turqisë

“, kishin shkruar hakerat në Twitterin e ish-ministrit Varoufakis.

Por, ka zgjatur 1 orë ndikimi i hakerave turq mbi Twitterin e ish-ministrit grek, kur Janis Varoufakis njoftoi:

“Për një orë llogaria ime u kap nga fashistët turq me barbaritë e tyre. Shpresoj që ta kem rimarrë tani”.

Por hakerat u kundërpërgjigjën: “

Nuk ka mbaruar akoma. Pusho”

!/

tvklan.al