Më datë 3 Tetor, Policia e Tiranës arrestoi 32-vjeçaren Dhurata Saliaj pasi ndaj saj ishte bërë kallëzim nga familja e bashkëshortit se kishte ushtruar fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, dhe se kishte kërcënuar vjehrrën.

Në njoftimin e Policisë së Tiranës, thuhej se: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Dh.S., 32 vjeçe, pasi vazhdimisht ka kanosur nëpërmjet telefonit vjehrrën e saj dhe për një periudhë kohore prej 3 muajsh ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur të saj, si dhe ndaj vajzës së kunatit të saj”.

Tre ditë më vonë, Dhurata Saliaj doli me masë sigurie arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës. 32-vjeçarja ka folur për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, dhe ka treguar variantin e saj të historisë.

Ajo thotë se bëhet fjalë për një bisedë telefonike mes saj dhe vjehrrës një ditë përpara arrestimit. 32-vjeçarja shprehet se e disponon këto video që është realizuar nga familjarët e burrit. Gjatë intervistës, Dhurata Saliaj ka shfaqur këtë video ku dëgjohet e gjithë biseda e plotë mes saj dhe vjehrrës.

Dhurata Saliaj: Çfarë do të të bëjë Dhurata, ty, Kiarën, që të gjithëve…mbaje mend.

Vjehrra: Çfarë do bësh ti? Kujt do t’i hash m*tin?

Dhurata Saliaj: Unë do t’ia ha m*tin? Unë te shpia isha tani…

Vjehrra: Te cila shtëpi?

Dhurata Saliaj: Aty më ke vërdallë tërë natën e natës.

Vjehrra: Po për çfarë do vish këtu ti? Çfarë të bëmë ne?

Dhurata Saliaj: Aty më keni, mbaje mend po të thotë Dhurata. Unë juve në rregull nuk kam për t’ju lënë fare. E di që Sava është në Durrës, le të iki nga të dojë, i kam vënë roje gjithandej. Juve rehat nuk do t’ju le kurrë unë.

Vjehrra: E mirë nuk do na lesh?

Dhurata Saliaj: Mbaje mend po të them.

Vjehrra: Ti ku do futesh ti? Ku do futesh ti?

Dhurata Saliaj: Të më lini mua kështu kaq kollaj ëë…

Vjehrra: Ti ike vetë moj. Pse nuk erdhe në shtëpi ti? Pse s’erdhe në shtëpi ti?

Dhurata Saliaj: Nesër që në mëngjes atje jam unë, do marr djalin e vogël, rrobat e mia..

Vjehrra: Ti? Hajde, hajde se t’i jap unë. Hajde se do t’i jap unë. Hajde.

Dhurata Saliaj: Të tallni b**hën ju me mua ëë?

Vjehrra: Moj grua je kështu në binarë ti apo jo? Je në binarë ti? Pse ike sot ti? Pse ike sot ti? Pse ike moj?

Dhurata Saliaj: Mua më ke te shpia te dera, deri në orën 9 e gjys dera ishte hapur.

Vjehrra: Pse ike sot moj? Pse ike?

Dhurata Saliaj: Dashnorin do ma gjejë mbesa jote ose unë do ta ruaj atë.

Vjehrra: Do ta ruash ti?

Dhurata Saliaj: Po, mbaje mend.

Vjehrra: Vazhdo, vazhdo…

Dhurata Saliaj: Incizoi, incizoi, as më plas fare, në daç me polici, i kam të gjitha unë, inçizoje. I kam me shenja, i kam me fakte unë.

Vjehrra: Pse ike moj?

Dhurata Saliaj: Ty të lumtë b*tha ty.

Vjehrra: Çfarë të bëra ty unë? Pse ku isha unë? Pas teje aty në Durrës?

Dhurata Saliaj: Dëgjo, dëgjo, gjumë rehat, nga ky minut edhe mbrapa s’keni për të bërë as edhe njëri. Ta mbani mend. Ke për ta mbajtur mend.

Vjehrra: Fli gjumë, fli gjumë…

Dhurata Saliaj: Ke për ta mbajtur mend.

Vjehrra: Fli gjumë moj, fli moj, fli gjumë.

Dhurata Saliaj: Mos më dini se jam A*** edhe G***? Kaq thotë Dhurata, keni për ta mbajtur mend. Keni për ta mbajtur mend, ju, që të gjithë.

Vjehrra: Po ta solla policinë tani unë…

Dhurata Saliaj: Lajmëroje, unë atë dua. Lajmëroje policinë që tani.

Vjehrra: Ta lajmëroj?

Dhurata Saliaj: Lajmëroje, që tani lajmëroje.

Vjehrra: Do të lutem shumë, të desh b*tha që ike, ç’kërkove… Të nisi burri për në punë, ç’kërkove që vajte në spital. Kush të çoi? Kush të çoi moj kush të çoi? Kush të pompoi rrugës?

Dhurata Saliaj: Unë tani juve do t’ju dua më fort. Kaq.

Vjehrra: Do na duash neve ti? Po nuk kam nevojë të më duash mua ti. Mua më do vetja ime. Po thirri mendjes se ike kështu, s’të përzuri njeri.

/tvklan.al