2 shqiptarë në Angli janë dënuar me 14 muaj burg pasi u gjetën të fshehur në çatinë e një magazine që ishte kthyer në një fabrikë kanabisi në Daybrook, konkretisht 20-vjeçari Ervis Llani dhe 27-vjeçari Xhuljan Stafaj.

Ata u hodhën nga ndërtesa dhe tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar, por pa sukses pasi përfunduan në pranga. Brenda magazinës, oficerët gjetën rreth 600 bimë kanabisi të kultivuara. Më herët, shqiptarët e kishin pranuar fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.

FOTO: Fabrika ku u gjetën të fshehur shqiptarët

Detektivi Toni Smithurst i policisë së Nottinghamshire tha se janë alarmuar kur kanë marrë informacion për magazinën ku kultivohej kanabis.

“Ne u alarmuam kur njerëzit vunë re se furnizimi me energji elektrike po anashkalohej në këtë ndërtesë. Kjo po vinte në rrezik shtëpitë që ndodheshin afër, kështu që unë jam mirënjohës për informacionin e tyre që na ka lejuar ta nxjerrim jashtë funksionit këtë magazinë të madhe kanabisi.”

FOTO: Kanabisi që çoi pas prangave 2 shqiptarët

Kujtojmë se policia vendase kreu një kontroll në ambientet e magazinës në rrugën Edwin, Daybrook më 27 Shkurt 2024 dhe arrestoi 2 të rinjtë shqiptarë./tvklan.al