Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i bashkisë së Elbasanit i cili u rrëzua nga vinçi gjatë ditës së sotme teksa po riparonte llambat elektrike në një nga shtyllat e ndriçimit.

Policia bën të ditur se 56-vjeçari edhe pse është dërguar menjëherë në spital nuk ka mundur të shpëtojë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “5 Maji” dhe dyshohet për shkak të një defekti në vinç, që ka rezultuar në rrëzimin e punëtorit 56-vjeçar./tvklan.al