Një punonjës i Bashkisë së Elbasanit ka mbetur i lënduar teksa punonte për riparimin e llambave elektrike në një nga shtyllat e ndriçimit.

Policia thotë se bëhet fjalë për një 56-vjeçar i cili është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “5 Maji” dhe dyshohet për shkak të një defekti në vinç, që ka rezultuar në rrëzimin e punëtorit 56-vjeçar./tvklan.al