U tha se kishte ndërruar jetë, reagon Mirush Kabashi dhe tregon si e përjetoi këtë lajm




U tha se kishte ndërruar jetë, reagon Mirush Kabashi dhe tregon si e përjetoi këtë lajm

17:42 07/06/2021

Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan është dhënë intervista me aktorin Mirush Kabashin i cili tregon si u ndje për lajmin që u shfaq dje nëpër media ku njoftonte vdekjen e tij. Ai është shprehur që e ka marrë me sportivitet dhe i ka falur, por mediat televizive duhet të bëjnë më shumë kujdes me këtë gjëra sepse janë të pafalshme.

“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lotë gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.

Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”, është shprehur Mirush Kabashi./tvklan.al





Të ngjashme