Milot Rashica është përzgjedhur nga faqja zyrtare e UEFA-s në rubrikën talenteve për këtë javë. Mesfushori me tipare sulmuese që luan me Vitesse, debutoi me Kombëtaren në miqësoren me Luksemburgun duke treguar menjëherë vlerat e tij edhe pse është vetëm 19 vjeç.

Rashica ka si frymëzim Cristiano Ronaldo dhe ka ngjashmëri mes tyre në mënyrën se si e merr topin dhe shikon përpara për të shënuar kur i shfaqet mundësia sipas UEFA.com. Megjithatë artikulli thotë se disa e quajnë edhe “Neymar e Shqipërisë”. Për të ka dhënë një mendim edhe trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi. “

Milot Rashica është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka aftësi të mira dhe teknikë të nivelit të lartë. Ne po e mbajmë në vëzhgim dhe mund të them që ai është një lojtar me të ardhme të madhe. Unë nuk mund të them nëse është gati për finalet e Europianit ose për kualifikueset e Botërorit. unë për diçka jam i sigurtë, nëse vijon të luajë për Vitesse si tani, ai do të jetë një element i vlefshëm

” – citohet trajneri i Kombëtares nga UEFA.com.

Mediat italiane shkruajnë se për talentin shqiptar janë të interesuara disa klube europiane si Lazio, Everton e Napoli.

Endrit Sauk