Për ambasadorin e Kosovës, Sylë Ukshini deklarata e homologut të tij serb Miroljub Zariç, është rikthim tek e kaluara luftënxitëse mes dy vendeve.

“Më kujtojnë një retorikë të vjetër të viteve ’80, kur një retorike e tillë dhe një qasje e tillë solli shume luftëra, katër luftëra të cilat u ndëshkuan nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, edhe për shkak se ishin bërë krime të papara në ish-Jugosllavi që nga Lufta e Dytë Botërore. Deklarata të një mentaliteti dhe një politike tashmë të ndëshkuar nga komuniteti ndërkombëtar, sepse Kosova feston një dekadë që ka Pavarësinë e saj, ky realitet nuk mund të ndryshojë nga askush, as nga Serbia, as nga një individ tjetër, as nga ndonjë aleat i saj”.

Sipas tij, ky qëndrim i ambasadorit serb pengon dialogun mes Prishtinës e Beogradit dhe aspiratat europiane mes tyre.

https://www.youtube.com//embed/heyxGzwXiH8

“Bie ndesh me procesin e dialogut që është bërë në Bruksel, me frymën e marrëveshjeve që janë arritur atje dhe procesin e Berlinit vetë dhe me zotimet që ka dhënë Serbia, që do të jetë një faktor konstruktiv në rajon”.

Ky qëndrim i diplomatit kosovar në Tiranë vjen pas deklaratës së Ambasadorit të Serbisë në Shkodër, i cili u shpreh se Kosova është tokë serbe.

Tv Klan