Instituti i Sigurimeve Shoqërore raporton një rënie të pagesave për kontribute të personave të papunë. Referuar raportit të vitit 2023, kjo shifër rezulton me rreth 3 përqind më e ulët se në vitin 2022.

Ekspertja e politikave sociale Eris Dhamo e lidh këtë situatë me sezonalitetin e sektorëve të shërbimit, por edhe dinamikat e zhvillimit të tregut të punës.

Nga ana tjetër ndonëse numri i kontribuuesve të papunë rezulton në rënie, shuma e paguar nga buxheti i shtetit për këtë kategori rezulton me një rritje në masën 37 mln Lekë, shumë e cila lidhet me historikun kontributiv të individëve.

Më herët Instituti i Sigurimeve Shoqërore raportoi për një rritje të numrit të kontribuuesve në skemën e pensioneve me 3.2% duke bërë që raporti përfitues kontribuues të zgjerohet në 1 me 2.

Tv Klan