Seanca e “Shihemi në Gjyq” mes Jetnorit dhe Meritës ishte mjaft e vështirë, por suksesi i rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan qëndron te gjetja e urave të komunikimit mes palëve.

Jetnori pranoi që të lejonte motrën e tij, Meritën të qëndronte në pronën e tij me tre djemtë për të paktën 3 muaj. Gjatë kësaj kohe, ajo duhet të gjejë një alternativë tjetër dhe ai i ka ofruar 15 milionë lekë si ndihmë.

Por nuk mbaroi me kaq. Ndërmjetësja Eni Çobani i kërkoi Jetnorit që t’i plotësonte asaj një dëshirë. Ajo kërkoi që motër e vëlla të linin mënjanë gjuhën e ashpër, mosmarrëveshjet e gjithçka tjetër dhe të kishte një përqafim.

Dëshira e Çobanit u realizua dhe Jetnori e përqafoi Meritën e përlotur duke dhuruar emocione të bukura në studio./tvklan.al