Procesi zgjedhor në universitete që kundërshtohet nga studentët ka shkaktuar edhe një valë shkarkimesh në Universitetin e Tiranës.

Rektori Mynyr Koni, përmes një shkrese që mban datën e sotme, ka pushuar nga puna pedagogët Majlinda Keta, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve.

Bernard Dosti, Ardian Doka, Orjona Muçollari dhe Eglantina Gishti.

Ky grup pedagogësh në mënyrë të kundraligjshme pretendon të zhvillojë procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës”, thotë Koni.

Vendimi i pushimit vjen për shkak “të shkeljeve flagrante të vendimeve, urdhrave dhe akteve ligjore gjatë periudhës së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19”, thuhet ndër të tjera në shkresën e Rektorit.

Tv Klan