Inspektorati i Punës: Punonjësit ishin të siguruar

“Kompania ‘Xhimi’  dhe ‘Skela Syla’, janë në proces hetimi nga inspektorët e punës, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Të gjithë punëmarrësit janë të deklaruar dhe me siguracione. Subjekti ‘Xhimi Tarushi’ nuk ka inspektim të mëparshëm. Skela Syla është inspektuar 16 herë. Subjektit i janë lënë detyra për t’u realizuar dhe në një rast ka marre edhe gjobë”, kështu është shprehur Arben Seferaj, drejtor i ISHP lidhur me shembjen e skelave ku humbën jetën dy punëtorë.

Aksidentet në punë për periudhën Janar – Gusht vijojnë të jenë shqetësuese.

Nga Janari deri me tani kemi 99 raste të ndodhura ne punë. 88 të aksidentuar, 25 me pasojë vdekjen, 21 në sektorin e ndërtimit. Janë hetuar 114 subjekte gjithsej. Masat e ndërmarra janë 29 dënime administrative dhe 34 gjoba”.

Seferi bëri të ditur se Inspektorati Shtetëror i Punës do të propozojë disa ndryshime në ligjin e punës, si ashpërsimi i masave ndaj shkeljeve ligjore për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Tv Klan