Ambasada Amerikane në vendin ka reaguar tonë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë, ku gjeti vdekjen ushtarakja Zarife Hasanaj në Letoni.

Nëntetarja Hasanaj, humbi jetën gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane, shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Hasanajt.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”.

/tvklan.al