Dy policë dhe Shefi i Krimeve të Divjakës u denoncuan për dhunë ndaj Fadil Hoxhës, i cili humbi jetën në QSUT. Familjarët bëjnë përgjegjës për vdekjen e njeriut të tyre, Viktor Xharon, Arben Trimin dhe Fatjon Zelën.

Sipas djalit të viktimës, fillimisht babai i tij u ndalua nga Policia e Divjakës për makinën pa dokumenta. Më pas u akuzua për vjedhje ullinjëve. Por ata kanë siguruar një deklaratë të noterizuar, ku pronari i ullinjëve mohon një fakt të tillë.

Familjarët Hoxha dyshojnë se kjo është një hakmarrje e Nënkryetarit të Bashkisë së Divjakës, Avni Zallës, për shkak të një konflikti të kaluar gjatë zgjedhjeve lokale në 2015 në Grabjan.

I moshuari gjeti vdekjen në QSUT të dielën pasdite. Më herët, ai kishte marrë ndihmë për zemrën në spitalin e Lushnjës. Kurse një ditë më parë ishte arrestuar nga Policia e Divjakës.

Tv Klan