Veliaj: 90% e banorëve të Astirit duan projektin

Veliaj: 90% e banorëve të Astirit duan projektin

17:00 22/07/2019

“Mbahen peng nga një pakicë e zhurmshme politike”

Projekti i zgjerimit të Unazës tek Astiri do të vijojë. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Tiranës gjatë inspektimit të rrugës së re që lidh Kasharin me Yzberishtin. Erion Veliaj tha se do t’i përgjigjet kërkesës së 90% të qytetarëve të zonës që e duan ndërtimin e Unazës së Re, ndërsa banorëve protestues ju drejtoi një thirrje.

“Thirrja ime për të gjithë banorët e Astirit është që ne nuk do t’ju zhgënjejmë; e dimë që ka një shumicë të heshtur, që është mbi 90% e banorëve, që nuk ka arsye të vuajnë pengimin nga një pakicë e zhurmshme partiake dhe politike, e keqpërdorur, të cilëve ju garantoj gjithashtu se do t’ju shërbejmë njësoj. Me të njëjtën frymë do të vazhdojmë mandatin e dytë dhe ju garantoj se ata që sot protestojnë, do të jenë përfituesit më të mëdhenj dhe do të përfundojnë si ata që protestonin te Parku i Liqenit, që tani vijnë me kasketë për të çuar te lodrat kalamajtë e tyre. Mos e pengoni zhvillimin e Tiranës!”

Veliaj tha se ndërtimi i Bulevardit të Kasharit, është prova më e mirë se si do të realizohet projektit i zgjerimit të Unazës te Astiri.

“Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush ka mendje të mendojë: mjaft të shohë çfarë është bërë këtu për të kuptuar se aty ku vë dorë Bashkia dhe Qeveria, sjell vetëm zhvillim, rritje të vlerës së pronës, një hapësirë më të mirë komunitare, më shumë pastërti dhe një cilësi jete shumë herë më të lartë se sa ajo që gjetëm para pak kohësh.”

Rruga e re që lidh Kasharin me Yzberishtin, rreth 3 km e gjatë, përveç banorëve, do t’u shërbejë edhe bizneseve përgjatë këtij aksi industrial. 

Tv Klan 

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT