Edhe tek Komuna e Parist do të ketë një kënd lojërash për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për t’ju dhënë të gjitha moshave hapësira të dedikuara.

Erion Veliaj – Kryetar i Bashkisë:

Qyteti vërtet ka 1 milion banorë, por 250 mijë nga këta janë fëmijë dhe e gjithë ajo gurgule e këndit të lodrave te Liqeni prodhoi një mundësi fantastike, që jo vetëm të bënim mirë atë kënd lojërash, por të nisnim punën për kënde lojërash në 12 lagje të Tiranës..  “Pas 1 viti punë ditore, kemi dhënë një mesazh: “Më mirë punojmë për gjeneratën tjetër, se sa për zgjedhjet e ardhshme;

Punimet për këndin pritet të përfundojnë brenda 8 javësh. Sipërfaqja totale e sheshit ku do të zbatohet projekti është rreth 800 m2, ku gjysma e sipërfaqes është e gjelbëruar dhe gjysma tjetër është dedikuar për krijimin e këndit të lojërave dhe pjesëve për kalim. Ai do të ketë zona Ëi-Fi dhe stola për të moshuarit.

Tv Klan